Konfirmohet nga qeveria: Malisheva është në karantinë
Malisheva nga sonte do të jetë në karantinë për shkak se një 37-vjeçare nga fshati Bubavec i kësaj komune ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Po ashtu, kontigjentet e para me rezerva mjekësore janë tanimë në Viti dhe Klinë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve të këtyre tri komunave që të kenë besim se do ta kenë mbështetjene e plotë nga niveli qëndror qeverisës.
“Eshtë tejet e rëndësishme që masat restriktive nga Qeveria të respektohen në tërësi në mënyrë që dëmet të jenë sa më të vogla dhe koha më e shkurtër në dajle nga kjo situatë”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Avdullah Hotit:
Që nga mbrëmë Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, janë në karantinë. Gjatë kësaj kemi qenë në kontakt me strukturat lokale. Sot kontigjentet e para me rezerva mjekësore i nisëm për Viti dhe Klinë.
Qytetarët e Vitisë, Klinës, e tash edhe të Malishevës, si dhe struktura uhëheqëse atje, Kryetari Haliti, Kryetari Elezaj e Kryesuesi Gashi, Kryetari Begaj, të jenë besimplotë se do jemi në mbeshtetje me krejt fuqinë.
Eshtë tejet e rëndësishme që masat restriktive nga Qeveria të respektohen në tërësi në mënyrë që dëmet të jenë sa më të vogla dhe koha më e shkurtër në dajle nga kjo situatë.























