Efektet anësore të hudhrës
BKT
Lifestyle

Efektet anësore të hudhrës

Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës, tumoreve si dhe efekte antibakteriale.

Por duhet të bëni kujdes me konsumin e tyre pasi mund të shkaktojë disa probleme në organizmin tonë.

Sipas studimeve të ndryshme, konsumimi i hudhrës në sasi të tepërt mund të çojë në të vjella, madje edhe dhimbje të stomakut.

Dhimbje koke

Hudhra nëse merret në formën e saj të papërpunuar mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo pasi stimulon nervin trigeminal, i cili liron neuropeptidët që shkaktojnë dhimbje koke.

Skuqjet e lëkurës

Ushqimet me përmbajte të hudhrave mund të çojën në acarim të lëkurës dhe skuqje.

Era e keqe

Mungesa e higjenës personale mund të mos jetë vetëm shkaku i vetëm i erërave të këqija. Edhe konsumimi i hudhrave ndikon pasi në të ekzistojnë kimikate të ndryshme që kontribuojnë tek frymëmarrja e keqe.