10:49 / 16.03.2020
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës
Zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë bërë të ditura detajet në lidhje me ndalesat e fluturimeve ajrore.
Zëdhënësja e këtij institucioni Valentina Gara ka shkruar në ‘Facebook” se ndalesa për fluturime në arritje me udhetarë hyn sonte në fuqi pas ores 00:00.
“Deri në këtë orë të gjitha fluturimet, përfshirë ato në arritje me udhetarë do të realizohen. Pas kësaj ore do të realizohen fluturimet në arritje pa udhetarë, ndërsa ato në nisje me udhetarë”, ka bërë të ditur Gara.























