16:05 / 16.03.2020
Bundesliga nuk kthehet së paku deri më 3 prill
Futbolli në Gjermani, është ndërprerë përfundimisht. Bundesliga kishte planifikuar që ndeshjet e kësaj fundjavë të luheshin pa tifozë, por për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit, u detyruan të shtynin ndeshjet deri në një njoftim të dytë.
Sot drejtuesi i Bundesligës gjermane, Christian Seifert, tha: “Kampionati nuk do të rikthehet deri më 3 prill. Me datë 30 mars, do të diskutojmë sërish për të dhënë një njoftim të dytë”.
Data 3 prill është përcaktuar për rifillimin e kampionatit edhe në Premier Leaguen angleze, por me përhapjen e Koronavirusit që nuk duket se do të ndalet, mund të ketë njoftime të dyta























