VIDEO-Kritikohet ulja e buxhetit të RTK-së për 2. 2 milionë euro
BKT
Lajme

VIDEO-Kritikohet ulja e buxhetit të RTK-së për 2. 2 milionë euro

Kuvendi i Kosovës para pak ditësh ndau buxhet për RTK-në 2. 2 milionë më pak se që e kishte edhe ashtu të limituar.

Kjo ka ngjallur reagime nga ish-kryesuesja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi dhe njohësi i mediave, Milazim Krasniqi.

Afërdita Maliqi, ish-kryetare e Bordit të RTK-së tha se për të ka qenë e bafasishme shkurtimi i buxhetit.

Milazim Krasniqi, njohës i mediave vlerësoi se RTK nuk duhet të penaliziohet.

Sipas tij shkurtimi i buxhetit shkon në dëm të zhvillimit të RTK-së.

Nga ana tjetër, partnerët e koalicionit qeverisës kanë kundërthënie në përgjigjet e tyre se pse RTK ka 2.2 milionë euro buxhet më pak.

Në RTK, zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka lavdëruar punën e Televizionit Publik  duke lënë mundësinë e rishikimit.

Avdullah Hoti zëvendëskryeministër i parë i qeverisë tha se nëse duhet do të korigjohet dhe do të kthehen cent më cent.

"Nëse duhet të korigjohet, do të korigjohet  me rishikim të buxhetit cent më cent", tha Hoti në RTK.

Përmes emailit, kryesuesi i komisionit parlamentar për buxhet e financa, Hekuran Murati, ka thënë për RTK-në se Ministria e Financave dhe Transfereve ka shqyrtuar me kujdes të gjithë faktorët gjatë përgatitjes së buxhetit, marrë parasysh buxhetin e kufizuar, dhe nevojat e shumta emergjente për kategoritë e tjera.

Sipas tij, shuma e ndarë për RTK-në është më se e mjaftueshme për të mbuluar pagat dhe shpenzimet operative të televizionit. Murati shton se i mbetet menaxhmentit që të rrisë efikasitetin dhe të ndalë keqpërdorimet, të cilat tashmë janë bërë edhe publike.


MË SHUME NGA Lajme