22:27 / 16.03.2020
Ahmeti thotë se virusi në Kosovë nuk po shfaqet me agresivitet
Infektologu Sali Ahmeti, ka thënë se 15 raste nuk janë numër shumë i madh në Kosovë, duke parë se si po përhapet koronaviursi në vendet tjera, shkruan Gazeta Metro.
Ai sot në T7 ka thënë se nuk ka nevojë për shqetësim, pasi ky virus nuk ka shfaqur shumë agresivitet.
“Gjykuar në bazë të 15 rasteve që kemi virusi nuk shfaqet me shumë agresivitet”, tha Ahmeti.
Ai mendon se nëse covid-19 ndjek një rrugë të ngjashme me viruset tjera, përhapja e tyre ndikon në zbutjen e sëmundjes.
Ai ka shtuar se Kosova është në fazën e parë të koronavirusit dhe se javët e ardhshme janë vendimtare.























