Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje direkte nga Gjermania, do të jetë, dr. Halil Krasniqi, specialist i kirurgjisë së përgjithshmie, i cili do të na njoftojë më shumë për pandeminë e koronavirusit.

Po ashtu në një lidhje direkte por nga Podujeva njoftohemi për karantimin e këtij qyteti.

Ndërsa për kujdesin për shtatzënat do të flasë Jakup Ismajili, drejtor i Klinikës Gjinekologjike.

Në një lidhje direkte nga Gjermania do të paraqitet Ilir  Mulaku, i cili do të flasë për pandeminë e koronavirusit.

Po në një lidhje direkte por nga Londra do të paraqitet Artan Llabjani, kryetar  i rrjetit  bizneseve shqiptare, i cili po ashtu do të flasë për pandeminë e koronavirusit.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme