Begaj: Malisheva ka nevojë për staf mjekësor
RTKlive
Malisheva është prekur nga koronavirusi. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se Malishevs është në karantinë dhe se qytetarët po e respektojnë vendimin e qeverisë.
"Deri tani kemi katër raste, nuk kemi raste të reja. Jam shumë i bindur se do ta kalojmë edhe këtë sfidë, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij kanë disa familje që kanë kërkuar ndihmë.
"Të gjitha aktivitetet afariste janë të mbyllura, me përjashtim të barnatoreve, shitore ushqimore, etj", tha ai.
Ai ka kërkuar ndihmë nga institucionet qendrore. "Kemi pranuar ndihmë mjekësore, por ne kemi nevojë për mjek", tha ai.
Begaj bëri me dije se tani janë tre mjek në vetizolim nga Malisheva. "Ata nuk janë të infektuar, por kanë pas kontakt me të infektuarit" tha ai.























