Diaspora në Angli do të mbledhë 100 mijë funta për ata që preken nga virusi
Koronavirusi ka përfshirë shumicën e vendeve të botës dhe po krijon probleme sociale.
Në një lidhje direkte nga Londra Artan Llabjani, kryetar i Rrjetit Bizneseve Shqiptare, ka folur për pandeminë e koronavirusit dhe për një iniciativë të këtij rrjeti.
"Kemi filluar iniciativën, do të mbledhim një fond 100 mijë funta për Kosovën" ,tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij shuma prej 100 mijë funta është e vogël, por do të ndihmojë disa familje në Kosovë.
"Si një qytetar aktiv i Komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe si President i Rrjetit të Biznezeve Shqiptare ne Evropë, unë kam ndërmarrë iniciativën për të mbledhur fonde për të ndihmuar në mbështetjen e atyre që preken nga Coronavirus në Kosovë" tha ai.
Linku për mbështetje























