09:20 / 17.03.2020
Mjeku: Furnizimi me ujë po vazhdon normalisht
Shfaqja e koronavirusit në Kosovë ka nxjerrë probleme në të gjitha sferat e jetës.
Zëdhënësja e Ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, tha se furnizimi me ujë po vazhdon normalisht 24 orë në Prishtinë.
"Po vazhdojmë furnizimin me ujë normalisht. Nuk kemi bërë shtyrjen e kohës së pagesës për shkak të koronavirusit, por nuk do të bëjmë asnjë ndëshkim ndaj konsumatorëve" , tha ajo sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë` në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj së fundi është rritur shumë përdorimi i ujit.
Mjeku kërkoi që uji të përdoret në mënyrë racionale dhe të mos ketë keqpërdorim të tij.























