Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje direkte nga Shtutgarti, do të jetë Faton Pllana, biznesmen, i cili do të na njoftojë më hollësisht për kompanitë e ndërtimtarisë në Gjermani, vazhdojnë punën normalisht.
Po ashtu në një lidhje direkte por nga Ulqini do të paraqitet Ilirijana Markashi, e cila do të na njoftojë për Malin e Zi, i cili mbetet i vetmi vend në Evropë pa koronavirus.
Në një lidhje direkte nga Malisheva do të paraqitet Dardan Baftiu, i cili na njofton për kujdesin për shtatzënat.
Po në një lidhje direkte por nga Fushë Kosovë paraqitet Dafina Krasniqi, mjeke e përgjithshme, e cila do të flasë për vullnetarët, dua të kontribuoj.
Po ashtu në një lidhje direkte nga Roma do të paraqitet Lorik Cana, ish kapiten i kombëtares, i cili do të flasë për jetën në karantinë.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























