VIDEO: Shkon në 17 numri i të prekurve nga koronavirusi
BKT
Lajme

VIDEO: Shkon në 17 numri i të prekurve nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus tashmë ka shkuar në 17. Ai tha se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa bëri të ditur se dy prej tyre janë liruar nga Klinika e Infektivës.

(E plotësuar) Vitia ka thënë se deri më tani në laboratorin e Mikrobiologjisë i Klinikës Infektive janë testuar 271 raste.

“Siç, jeni njoftuar në vazhdimësi përmes laboratorit të Mikrobiologjisë janë testuar 271 mostra të dyshimta dhe 17 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”.

“Gjendja e të prekurve është stabile me përjashtim të njërit prej pacientëve atij më të vjetrit, pacientët e tjerë janë në gjendje stabile, bile dy nga të hospitalizuar janë liruar në shtëpi”, ka thënë ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë konferencës për media luti qytetarët që mos të bëjnë stigmatizimin e të prekurve nga koronavirusi, por të shprehin solidaritet me ta.

“Të dashur qytetarë Ju ftojmë të jeni bashkë me ne në krye të detyrës duke ruajtur shëndetin, ndiqni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShP. Bashkërisht do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, tha ai.

Ministri Vitia ka thënë se së shpejti institucionet shëndetësore, policia dhe doganat  do të pajisen mjete mbrojtëse.

“Dje ka përfunduar procedura e tenderimit për kontraktimin e mjeteve mbrojtëse mjekësore për personelin shëndetësorë, si maska respiratorë, veshje mbrojtëse për trup,  mburoja për fytyrë dhe shërbime tjera mbështetëse për polici, doganë etj. Me këto mjete do të kemi furnizime të qëndrueshme për të gjitha institucionet e lartpërmendura sepse siç e dini rezervat që i kemi gjetur nuk kanë qenë të mjaftueshme për një situatë si kjo”, tha Vitia.

 


MË SHUME NGA Lajme