Kosnett përgëzon Qeverinë për masat e ndërmarra kundër koronavirusit
BKT
Lajme

Kosnett përgëzon Qeverinë për masat e ndërmarra kundër koronavirusit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin Philip Kosnett dhe shefen e Njësisë së Ekonomisë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Lori Michaelson.

Sipas komunikatës nga kryeministria, Ambasadori Kosnett e përgëzoi Kurtin për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me Corona Virus COVID-19. 

Michaelson nënvizoi rëndësinë e orientimit të buxhetit të ri veçanërisht në aspekte zhvillimore.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin, Kosnett, për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës. Më tutje ai theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dh e vitalitetit të ekonomisë.


MË SHUME NGA Lajme