VIDEO-Psikologët, frika e tepërt e dëmshme për organizëm
Përjetimi i niveleve të larta të stresit dhe ankthit, nuk e ndihmon sistemin imunitar kur ballafaqohet me stresorë të tillë si viruset.
Ndaj, psikologët kërkojnë që qytetarët të mos kenë frikë të tepërt pasi kjo konsiderohet e dëmshme. Veç tjerash, ata kanë kërkuar nga organet gjegjëse që të mos harrohet roli i psikologut në këtë periudhë dhe në këto rrethana.
Ndonëse këtë të martë qytetarët u panë në sheshet e Prishtinës, megjithatë ata kohët e fundit kanë shprehur në një masë panik sa i përket virusit.
Por kjo frika, sipas psikologut, njëherësh edhe sociologut Besnik Peci, është e arsyeshme si një reagim normal në bazë të informatave të jashtme që qytetarët i kanë marrë gjatë kësaj situate.
“Ne konisderojme që frika e egzagjeruar ndaj këtij virusi mundet me shkaktu probleme ne organizëm sepse organizmi e ka një funskison normal të funksionimit tij dhe po që se ne i shtojmë dozën e ankthit dhe stresit e prishim këtë ritëm normal të funksionimit të organizimit, tha ai.
Por, kjo situatë, sipas tij, ka edhe efektet pozitive. “I ka shkri shtresat e varfëra dhe të pasura, kërkush nuk është imun ndaj virusit dhe në një fare menyrë është rritur doza e sigurisë.Ndërkaq në rrafshin social ku është provuar edhe me hulumtime se në situata rreziku, rritet kohezioni brenda familjes dhe shoqërisë. Është rritur solidariteti dhe janë lidhë njerëzit ma shume me njoni-tjetrin", tha ai.
Ai shtoi së në këtë periudhë që po kalon shoqëria, roli i psikologut është i pazëvendësueshëm dhe i pakrahasueshëm.
“Psikologët janë të ftuar vetëm nga mediat, ata janë duke keëëshillu dhe pune vullnetare në dobi të shoqërisë. Nuk kom pa që janë të përfshire në hartimin e strategjive për mu mbrojtë ndaj virusit. Dhe kisha ba apel të institucionet gjegjëse që me marrë në konsideratë këtë fakt që ekspertizën e tyre me perkthy në veprime konkrete ku kishin mujt me mrri me reduktu panikun, ankthin dhe stresin te qytetarët", tha ai.
Në fund ka rekomanduar prindërit dhe mësimdhënësit që të mbajnë kontakt më fëmijët që gjatë kësaj faze të izolimit të zhvillojnë aktivitete me karakter rekreativ dhe edukativ që kjo pauzë të mos ndikojë që ata të kenë një pauze të parikurueshme më vonë.























