Murati: Nuk ka nevojë për panik, ka mjaftueshëm miell
BKT
Lajme

Murati: Nuk ka nevojë për panik, ka mjaftueshëm miell

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se akush s`do të mbetet pa bukë.

" Sipas Doganës, në muajin shkurt të këtij viti, në Kosovë janë importuar 1.7 milionë kg miell, dhe rreth 13 milionë kilogram grurë. Krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar, importi i miellit ishte 1.4 milionë kilogram, ndërsa importi i grurit ishte 8.9 milionë kilogram. Me fjalë tjera, aktualisht kemi rreth 40% më shumë miell sesa të njëjten kohë vitin e kaluar. Dhe perderisa nuk kemi pasë shtim të popullatës për 40% askush nuk do të mbetet pa miell e pa bukë. Prandaj pa panik, dhe me veprime racionale.  Askush s'do të mbetet pa bukë" ,ka shkruar ai në facebook.


MË SHUME NGA Lajme