Abazi: Kryeministri nuk u pajtua me masën e propozuar nga Presidenti
BKT
Lajme

Abazi: Kryeministri nuk u pajtua me masën e propozuar nga Presidenti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka treguar që shefi i ekzekutivit Albin Kurti e ka kundërshtuar propozimin e presidentit të Kosovës, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, si shkak i koronavirusit.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbledhje kjo e kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi, Haki Abazi tha se vendosja e një gjendje të jashtëzakonshme është masë ekstreme. 

“Ajo që është propozuar nga presidenti si gjendje e jashtëzakonshme, është konsideruar si masë ekstreme që është e panevojshme, që mund të interferojë me masat adekuate që ka marrë Qeveria e Kosovës. Kemi marrë lëvdatë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasada e Britanisë, për veprimet e duhura adekuate. Me këtë formë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerë ndërkombëtarë, do të vazhdojmë tutje. Kryeministri ka shprehur qëndrimin se nuk është në pajtueshmëri me masën ekstreme që e ka propozuar Presidenti. Mendojmë që për një gjendje të tillë duhet të përcillet situata dhe të veprohet kur e kërkon nevoja, por tani për tani është i panevojshëm dhe nuk do të duhej të merrnim një vendim të tillë tani”, tha Abazi. 

Ai tha se Çfarëdo lëvizje nga ky plan i qeverisë siç ka menaxhuar deri tani, do të mund ta dëmtojë rrjedhën e deritanishme. Ai tha se në mbledhje të Këshillit të Sigurisë, është raportuar për angazhimet e secilës ministri veç e veç dhe ndërveprimet që janë ndërmarrë nga niveli i qeverisë deri të ai komunal, lidhur me koronavirusin. 

Abazi tha se Kosova është shteti i parë në rajon që ka mbyllur shkollat dhe ka marrë veprimet e duhura për ndalimin e përhapjes së virusit. 

I pyetur nga KosovaPress se a kanë pajtueshmëri nga partneri i koalicionit, LDK ai tha se të gjitha masat e ndërmarra lidhur me luftimin e Covid19 i bëjnë në bashkëpunim me partnerin e koalicionit, LDK-në. 

“Kjo nuk është çështje partiake, as e individit, është e institucioneve të Kosovës, qeverisë, që ka marrë përgjegjësinë për të marrë të gjitha masat dhe vendimet e duhura për tu përballur me pandihmë e koronavirusit. Nuk kemi as mëdyshje, as dallim përbrenda masave që kemi marrë. Edhe sonte diskutimi për çështjen në fjalë, ishte përbrenda bashkëpunimit të qeverisë, pa dallim partiak”, tha ai kur u pyet se a e mbështet LDK-ja idenë e tyre për mosshpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. 

Ai po ashtu ka theksuar se gjashtë të infektuar janë duke u trajtuar në kushte shtëpiake,


MË SHUME NGA Lajme