Ja si t`i hiqni gurëzit në dhëmbë me mënyrë natyrale
BKT
Lifestyle

Ja si t`i hiqni gurëzit në dhëmbë me mënyrë natyrale

Gurët e dhëmbëve në fakt janë shtresime të forta në dhëmbë, që krijohen me anë të mineralizimit të pllakave që, me kalimin e kohës, shtresohen në dhëmbë.

Kur pllakat qëndrojnë në dhëmbë për një kohë të gjatë, nën ndikimin e mineraleve të pështymës, në dhëmbë paraqiten gurët e dhëmbëve. Pllakat janë të shumta nëse konsumoni ushqim të qullët, të butë dhe ngjitës, të pasur me karbohidrate (ëmbëlsirat, buka e bardhë, brumërat, pemët e sheqerosura). Me qëllim të largimit të kësaj dukurie të shëmtuar, e cila për shkak të mbledhjes së baktereve, shkakton edhe kalljen e mishit të dhëmbëve (gjingjivit dhe parodontit), ju mund të shërbeheni me preparate shtëpiake.

 

RECETA 1: 30 gramë lëvozhga arrash dhe ujë Përgatitja: Qitni lëvozhgat e arrave në një enë, shtoni ujë dhe zieni për 15 minuta. Zhyteni brushën e dhëmbëve në atë ujë dhe lani dhëmbët për 5 minuta. Përsëriteni këtë procedurë në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje.

RECETA 2: 4 lugë fara të lulediellit 4 lugë lule të blirit 1 litër ujë. Përgatitja: Qitni përbërësit në enë, shtojuni ujë dhe zieni në zjarr të qetë për gjysmë ore. Lani dhëmbët me këtë përzierje pas çdo shujte.