11:46 / 18.03.2020
Kurti i pranon tre propozimet e LDK-së për zëvendësministra
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot tre propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësministra.
"Në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar z. Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, z. Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit z. Arton Retkoceri", thuhen ne njoftim.























