Limaj: Rinia e Nismës është e gatshme t’i ndihmojë të moshuarit
BKT
Lajme

Limaj: Rinia e Nismës është e gatshme t’i ndihmojë të moshuarit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se rinia e kësaj partie është e gatshme ta merr përsipër vullnetarisht detyrën e përkujdesjes për njerëzit e moshuar që nuk e kanë askënd afër.

Në një konferencë për media, ai tha se është i i gatshëm që institucioneve qendrore t’i jap te gjitha ndihmat, për t’i mundësuar qytetarëve siguri me të madhe.

“Nisma është  e gatshme qe te mbështesë propozim dekretin e presidentit për masa të jashtëzakonshme. Këto masa i shohim në funksion të mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës. Jam i bindur që do t’i ndihmonte njerëzit tanë në preventivën e kësaj sëmundjeje, e këtu  janë mjekët, policët, zjarrfikësit, mediat, etj, për t’ia mundësuar funksionimin e jetës normale në rrethanat qe jemi, prandaj Nismaë jetë e gatshme ta mbështesë qeverinë dhe të gjithë e çdo gjë që shkon në parandalim të këtij virusi dhe të tejkalimit sa më të shpejtë të kësaj situate”.

Limaj u shpreh edhe në lidhje me shkarkimin e sotëm të Agim Veliut nga pozita e ministrit të brendshëm, duke thënë se “apeli im është për të gjithë që nuk është koha me bë politikë dhe as për përplasje politike”.


MË SHUME NGA Lajme