Abramovich vë hotelin në dispozicion të personelit mjekësor të Londrës
BKT
Sport

Abramovich vë hotelin në dispozicion të personelit mjekësor të Londrës

Futbolli është ndalur për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit, ndërsa tani shumë president të skuadrave të këtij sporti, po kontribuojnë me të gjitha mundësitë, për të ndihmuar shtetet përkatëse në përballimin e luftës ndaj virusit që ka marrë jetën e mijëra personave.

Kështu më i fundit në radhë është bosi i Chelseat, Roman Abramovich, që ka vënë hotelin “Millenium’ në Stamford Bridge, në dispozicion të stafit të spitaleve në pjesën veriore të Londrës, për të bërë edhe më të të lehtë punën e tyre me turne dhe me orare të zgjatura.

Kështu të gjithë personeli mjekësor, përfshi mjekë, infermierë dhe sanitarë, që janë angazhuar në betejën kundër koronavirusit, mund të përdorin pikërisht hotelin e klubit londinez, për t’u çlodhur në oraret e pakta të pushimit.