17:20 / 18.03.2020
Top-klubet evropiane pas Kumbullës, ja sa kërkon Verona
Marash Kumbulla po zhvillon një sezon shumë të mirë me Veronën, ku është një nga lojtarët më të mirë të këtij ekipi.
Mbrojtësi shqiptar është një nga zbulimet më të mëdha këtë sezon në Serie A dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.
Lazio, Napoli dhe Interi në Itali e ndjekin prej kohësh lojtarin, ndërsa edhe ekipe të tjera si Bayerni, Dortmundi, Chelsea, United dhe City gjithashtu kanë shfaqur interes për shqiptarin.
Në këtë situatë Verona ka vendosur çmimin për lojtarin, teksa nuk do të pranojë asnjë ofertë poshtë 25 milionë euro për ta lënë të lirë Kumbullën.























