Muhaxheri: Raporti i Kurtit me SHBA-të arsyeja për mocionin e mosbesimit
Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri ka thënë se veprimet e kryeministrit Albin Kurti kanë shtyrë LDK-në që të iniciojë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë.
“Kemi qenë të detyruar nga veprimet e njëanshme të kryeministrit dhe mosveprimin e tij karshi kërkesave të SHBA-së për heqjen e taksës”.
Por, a ishte shkarkimi i Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme arsyeja kryesore për prishjen e koalicionit VV-LDK?
“Është raporti që e ka kryeministri me SHBA-të, ndërsa shkarkimi i ministrit Veliu ka qenë vetëm një shtesë për ta realizuar këtë punë”.
“Isa Mustafa ka kërkuar nga kryeministri që të jetë më i përgjegjshëm dhe ta heqë taksën të cilën edhe ashtu kjo qeveri nuk e ka vendosur. Po shihet që kryeministri nuk ka qenë në nivelin e detyrës për ta çuar vendin përpara dhe ka agjendë tjetër në të cilën ne nuk mund të përfshihemi. Raportet me SHBA-të janë kruciale për të ardhmen e këtij vendi”./KlanKosova/























