Higuain shkel urdhërin e Juventusit dhe arratiset në Argjentinë
BKT
Sport

Higuain shkel urdhërin e Juventusit dhe arratiset në Argjentinë

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka braktisur Italinë natën e shkuar për t’u arratisur në Argjentinë dhe për t’iu larguar pandemisë së Covid-19.

Zgjedhja e tij shkel karantinën që ka shpallur Juventusit pas rasteve pozitive të Ruganit dhe Matuidi.
Orët e shkuara, sipas “Repubblica.it”, sulmuesi i është nënshtruar tamponit Covid-19, duke rezultuar negative dhe në aeroport, me certifikatë mjekësore që deklaronte se nuk ishte pozitiv ia ka mbathur me avion privat. Agjentët kanë dhënë “ok” duke ditur se ishte në rregull me shëndetin.