Arsenali “blindon” Luizi-n
BKT
Sport

Arsenali “blindon” Luizi-n

Klubi anglez, Arsenal tashmë është duke menduar për kontratën e re për mbrojtësin brazilian, David Luiz.

Sipas mediave britanike, londinezët janë të interesuar që ta mbajnë në ‘Emiratës’ edhe disa vite reprezentuesin e Brazilit.

Luiz me Arsenalin ka kontratë edhe 12 muaj, por mësohet se ‘topçinjtë’ synojnë që shumë shpejtë të nisin negociatat me lojtarin për kontratën e re.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pëlqen ish-lojtarin e Chelseas, dhe dëshira e teknikut të londinezëve është që braziliani të jetë pjesë e skuadrës së tij edhe disa sezona.