Marigona Geci: Jam pro mocionit, por kundër një koalicioni me PDK-në
Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, ka thënë se është pro thirrjes së mocionit ndaj Qeverisë Kurti.
“Të nderuar qytetarë, dua të sqaroj për opinionin publik se qëndrimi im siç e thash edhe në Grupin Parlamentar të LDK-së pro mocionit për shkarkimin e gjithë atyre që mundohen me lujt me LDK-në, por qëndrimi im është pak më ndryshe nga të tjerët sepse jam kundër një koalicioni me PDK-në”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
SQARIM
Të nderuar qytetarë, dua të sqaroj për opinionin publik se qendrimi im siç e thash edhe në Grupin Parlamentar të LDK-së pro mocionit për shkarkimin e gjithë atyre që mundohen me lujt me LDK-në, por qendrimi im është pak më ndryshe nga të tjerët sepse jam kundër një koalicioni me PDK-në.
Unë e pyeta Shefin e Grupit Parlamentar se a mund të përdoret nënshkrimi im me bazë kushtetuese për një koalicion me PDK-në. “Ai më tha: Jo.”
Unë nuk dëshiroj që nënshkrimi im të përdoret në asnjë form për një koalicion të mundshëm me PDK-në.
Unë Marigona Geci, jam pro mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie që po luan me LDK-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kundër koalicionit të mundshem me PDK-në.























