17:50 / 19.03.2020
Donnarumma në Premier League?
Gianluigi Donnarumma duket se po luan sezonin e fundit tek AC Milan.
Sipas mediave italiane, e ardhmja e ‘gardianit’ italian do të jetë Premier League.
Dy klubet e Manchesterit (United dhe City), por edhe Evertoni i Carlo Anceottit janë të interesuara për Donnarumma-n.
Madje, thuhet së tashmë portieri italian është duke mësuar gjuhën angleze, duke i hapur rrugë transferimit në ishull.
Ndryshe, Donnarumma kërkohet edhe nga klubi i famshëm francez, PSG.























