Presidenti Thaçi i kërkon Erdoganit mbështetje për të luftuar koronavirusin

Presidenti Thaçi i kërkon Erdoganit mbështetje për të luftuar koronavirusin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka biseduar në telefon me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për tejkalimin e situatës së krijuar dhe lufitimin e pandemisë COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka bërë me dije se ka kërkuar mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës.

"Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk. HTH" ka shkruar Thaçi.


MË SHUME NGA Aktuale