Video- Komunat e Veriut i zbatojnë vendimet e Vuçiqit
Besian Beha
Lëvizjet në orët e mbrëmjes janë të pakta. Kjo është gjendja në komunat veriore të Kosovës.
Atje po zbatohet vendimi i Qeverisë serbe, që të mos ketë lëvizje nga ora 20:00 deri në 5 të mëngjesit, për ta parandaluar përhapjen e virusit Korona.
Për dallim nga mbrëmja, gjatë ditës në Mitrovicën Veriore ka më shumë lëvizje.
Pavarësisht se nuk flasin para kamerës, serbët e kësaj ane e pranojnë që pas orës 20:00, nuk preferojnë të dalin.
Se vendimet e Qeverisë së Serbisë po zbatohen në Veri, e pranojnë edhe shqiptarët.
Por, që disa thonë se reduktimi i lëvizjes po bëhet si masë mbrojtëse ndaj Koronavirusit.
Madje, dikush thotë se kjo periudhë po shfrytëzohet edhe për të bërë biznes me shitjen e miellit.
Kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut, nuk e ka cilësuar këtë masë si zbatim të vendimit, për gjendje të jashtëzakonshme.
E nga Drejtoria e Policisë në Veri, bëjnë të ditur se zbatojnë vetëm urdhrat nga Qeveria e Kosovës.























