Krasniqi: Shpresojmë se ngrohja e motit do na ndihmojë kundër koronavirusit
BKT
Lajme

Krasniqi: Shpresojmë se ngrohja e motit do na ndihmojë kundër koronavirusit

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për përhapjen e koronavirusit në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se ngrohja e motit në vend mund të jetë një armë në mposhtjen e virusit vdekjeprurës që origjinën e ka nga Kina.

“Me ngritjen e temperaturave, 20-25 gradë, shpresojmë se do të bie intensiteti i përhapjes”, ka deklaruar Krasniqi ne T7.

Ai ka thënë se fakti se shumica e popullsisë së Kosovës është e moshës së re iu jep mjekëve shpresë në luftën me koronavirusin.

Infektologu ka porositur qytetarët e vendit që t’i dëgjojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës: të evitojnë daljet jashtë, dhe të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. 


MË SHUME NGA Lajme