Maqedoni e Veriut - Kosovë, më 4 qershor
Ndeshja e "play-off"-it për Evropianin e futbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 4 qershor në Shkup.
Këtë e ka bërë të ditur të premten faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke u thirrur në një vendim të UEFA-s.
Kjo ndeshje është dashur të luhet më 26 mars, por është shtyrë për shkak të koronavirusit. Në fakt UEFA ka shtyrë edhe Evropianin për vitin 2021, ndërsa aktualisht të gjitha ndeshjet evropiane janë të pezulluara për shkak të pandemisë.
Kosova është dy ndeshje larg Evropianit. Nëse fiton ndaj Maqedonisë Veriore, më 4 qershor në Shkup, atëherë më 9 qershor do të luajë në finale të 'play-off"-it, ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë. Njëra prej këtyre dy të fundit do të jetë vendase në ndeshjen finale.























