Bajram Gecaj priti në takim ambasadorin Hungarez
BKT
Lajme

Bajram Gecaj priti në takim ambasadorin Hungarez

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,  Bajram Gecaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilën diskutuan për situatën aktuale në Kosovë.

Në këtë takim, Gecaj e njoftoi ambasadorin për masat aktuale që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, për pandeminë e Coronavirusit (COVID – 19) dhe në veçanti për punën  intensive që janë duke bërë organet e sigurisë në Kosovë, që krahas pandemisë, janë duke u kujdesur edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se situata e pandemisë që ka përfshirë vendin tonë është duke u menaxhuar jashtëzakonisht mirë nga institucionet e Kosovës, megjithatë tashmë në këtë fazë ka nevojë edhe më të madhe që qytetarët të kenë edhe më shumë durim dhe ta kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme