Konrad Adenauer kritikon qeverinë për uljen e buxhetit për RTK-në
BKT
Lajme

Konrad Adenauer kritikon qeverinë për uljen e buxhetit për RTK-në

Zvogëlimin e buxhetit të RTK-së e ka dënuar ashpër edhe Programi i Mediave i Fondacionit gjerman Konrad Adenauer Stiftung.

Përmes një shkrimi ata kanë thënë se zvogëlimi i buxhetit përveç që do të shkaktoj probleme te transmetuesi, do të ndikoj edhe në përmbushjen e misionin të tij, në veçanti në këto kohë të vështira.

Në reagimin e tyre thuhet: "Qeveria e Kosovës ka zvogëluar buxhetin e transmetuesit publik RTK me 2 milionë Euro (në 8,960,000 Euro). RTK funksionon me 4 kanale televizive, 2 radio dhe media online gjithashtu. Ne jemi të shqetësuar se kjo ulje e buxhetit do të shkaktojë probleme në funksionimin normal të transmetuesit, pamundësinë për të paguar pagat e gazetarëve dhe zvogëlimin e numrit të personelit. Roli i transmetuesit publik për demokracinë është thelbësor, veçanërisht në këto periudha të vështira. Për të përmbushur misionin e tij dhe për të siguruar informacion të besueshëm, transmetuesi publik duhet të financohet mirë - dhe duhet të jetë në gjendje të operojë në mënyrë të pavarur. Jemi të bindur që nevojitet një strategji financiare afatgjatë për të siguruar financimin e transmetuesit. Me këtë nënkuptohet, një zhvillim i prosperuar dhe i suksesshëm i një transmetuesi publik, në baza afatmesme dhe afatgjata".

Fondacioni Konrad Adenauer është një fondacion politik gjerman. Me programet e tij brenda dhe jashtë vendit fondacioni ka si qëllim lirinë, drejtësinë dhe paqen në botë. Ai jep një kontribut efektiv për një mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Themeluesi i këtij fondacioni ishte Konrad Adenauer, kancelar i parë i Republikës Federale Gjermane.


MË SHUME NGA Lajme