SHBA udhëzon qytetarët e Kosovës si t’i zgjasin lejet e qëndrimit
BKT
Lajme

SHBA udhëzon qytetarët e Kosovës si t’i zgjasin lejet e qëndrimit

Përhapja e koronavirusit i kanë shtyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpallin gjendje emergjente dhe pezullim të të gjitha linjave ajrore nga Evropa, të paktën për një muaj.

Por, me këtë rast SHBA-ja këshillon qytetarët e Kosovës si t’i zgjasin lejet e qëndrimit.

Administrata amerikane e Shërbimeve të Emigracionit ka publikuar informacionin e nevojshëm me këtë rast.

Qytetarët të cilët detyrohen të qëndrojnë në SHBA përtej datës së specifikuar në formën I-94 duhet të i drejtohen zyrës lokale të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve (Customs and Border Protection Office) për të kërkuar zgjatjen e lejes së qëndrimit.

Kjo procedurë është e nevojshme për të evituar refuzimin eventual të aplikimeve të ardhshme të vizës për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka shpërndarë ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Informacionet mbi lokacionin dhe numrat kontaktues të zyrave lokale për të gjitha portet hyrëse të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve në SHBA mund të i gjeni përmes linkut të mëposhtëm:


MË SHUME NGA Lajme