Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Suedia do të paraqitet Rushit Rimanishta, specialist i syrit, i cili do të na njoftojë më hollësisht për situatën me pandeminë e koronavirusit.
Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Sebahate Beqiri, drejtoreshë e Shoqatës Down Syndrome Kosova, e cila do të flasë për ditën Botërore të Sindromës Down dhe rrezikun nga COVID-19.
Po lidhje të drejtpërdrejtë do të kemi edhe nga Struga dhe se si të kalohet monotonia në karantinë, do të na njoftojë Vullnet Ibrahimi, këngëtar.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























