Nuk ka ma vështirë se sa me të kuptu ty Milaim?!
Sharr Travel

Nuk ka ma vështirë se sa me të kuptu ty Milaim?!

Milaim Zeka

Shpesh, ama shumë shpesh, marre mesazhe të tilla. Pse? Sepse 90 përqind e njerëzve tanë, lexojnë, po nuk kuptojnë. Lexojnë po kuptojnë atë që dojnë me kuptu. Këta njerëz, nuk e kuptojnë se unë jam përgjegjës për atë që shkruaje, por jo për atë që ju kuptoni.

Ta fillojmë me radhë:

Kur them qe Ibrahim Rugova ka luajtur rol historike në lidhjen tone me nderkombetarët, si dhe ka rrezuar mitin serb 100 vjeçar serb, se gjoja ne jemi taliban, radikal mysliman etj, qohen këta talibanët shqiptare qe bythën e kanë në Kosove e kokën ne Arabinë Saudite, e të me fusin një prekolice traktori me të shamë. Kur them se Rugova ka gabuar rëndë që nuk i përkrahi studentete në vitin 1997, e të qohen këta lahperat që luajnë rolin sikur e done Rugovën, e të ma lëshojnë një kamion me të shame. Me ta bahen edhe ish shokët e mi, që në politikë marrin vesh aqë sa Bali Katravella e Kadri Boshnjaku.

Me i thanë këtij mileti që mos me pas ekzisti Lëvizja Popullore e Kosovës, kurrë, kurrë, ama bash kurrë, nuk ish kriju UÇK-ja, e të qohen do të LDK/se e të thone: Po na e kemi qu ne Tiranë për ushtrime në kohën e Ramiz Alisë, bashkë me Sali Çekun. Mirë more, kjo është e vërtetë ( e këtu çarten LPK-ja) kush po ua mohon këtë gjë, ama pranojeni se vetëm e filluat pastajë sagje nuk bëtë, këtu çarten këta.

Me ju thane këtyre qe Hashim Thaçi ka luajtur rol historik në Konferencën e Rambujesë, kundërshtarët e Thaçit, direkt e në këmbë të mrama: A ju kemi thanë që ky ashtë zagar i Thaçit. Kështu thonë sepse ky lloje hajvanati e ka formën e rriqnit, e rriqna kapet në bythen e buallicës, po njeriu me personalitetin e vet heqë tanë jetën vertikalisht.

Me ju thane qe Albin Kurti ishte ne momentet më të vështira të historisë në krah të Adem Demaçit, e të qohen këta mohuesit e Albinit e të ma fusin një mullar përpara që të më varin. Ama si t’ju them se Albini dhe Adem Demaçi, bashkë më të gjithë ata që dolën kundër Rambujesë bene gabim historik, e të qohen këto lopët e gjalla, që për fatin e keq na harxhojnë miellin ne vend qe të hanin krunde, edhe fillojnë: A e shihni, ky flet qysh e paguajnë?!!! Se kush me paguanë nuk e tregojnë, sepse është konspiracion...!!!

Me ju thane qe unë kam punu dhe kam ndiku njëmijë herë ma shumë se sa Albini për me ndodhe ky ndryshim, e dëshmi për këtë i kam të gjitha fjalimet në Parlament, ndërkohë që Albini vetëm ka recitu poezi, ka gju gaz lotsjellës, ashtë marre me pune që janë koronavirusi i demokracise, qohen sekti i tije edhe thonë: shihe bre qysh rren. A budall jemi na a. Ani ky me folë për pejgamerin tonë, duke mos dashtë me pranu që unë qe prej vitit 1979, aqë sa kam mujtë dhe kam dite, jam marre me veprimtari antijugosllave. Sa për politike, pa modesti po e them se qysh prej vitit 1986, kam takuar personalitete më të njohura të botes, në politike. Mirëpo Albini, për mu e ka pasur vetëm një vlerë, asnjë tjetër: Ai është politikan që nuk është hajn! Vetëm për këtë e kam përkrahur. Për dije, më pas ditë i shkreti, e para nuk kish ofru afër vetës turli dilingjije, e dyta nuk kish qendru ne pushtet vetëm 45 dite, e treta nuk e kish kru me Amerikën dhe perëndimin. Nëse don me kru me ta, mundesh sikur Adem Demaçi me qene kryetar i ndonjë Këshilli për të Drejtat e Njeriut, ose Drejtor i Institutit të Historisë!!!

Me thane qe i kam lanë të gjitha të mirat e dynjasë ne Suedi, ku vetëm në bisht të aeroplanit kam ndejtë duke udhëtu nëpër bote, edhe jam kthy në luftë, të thonë: dëgjoje bre këtë profiterin e luftës, qe i ka shitë kasetat (se kaq mbërrin logjika e tyre) qysh fryhet. Këta që e kanë ike bythën, të shajnë ty që je kthy.

Me ju thanë që po kalojnë 22 vite nga rënja e familjes Jashari, dhe me paratë, mundin dhe djersen time kam bërë filmin për Adem Jasharin, e të qohen këta zorra e trashe e Serbisë e thonë: Shihe more, po ka 20 marka na i merrke për shfaqeje të filmit. Këta taravolat nuk dojnë me ja ditë se sa ka kushtu rezervimi i sallës, po zerimi, po videobimi, po makina, po benzina, po ajo, po kjo. Jo bre. Se në shfaqje nuk kishte salltanet. Aty nuk kishte ndonjë pevaqice me të ja fute nja 500 marka ne mes të cicave, pastaj mu kënaq me dridhjet e bytheve të saje. Aty nuk kishte një syneti për me ju tregu të gjithë mysafireve se si e kallim e si e dridhim për një zhangel luci. Pastaj ajo hudheja e 100 eurove ndonjë pevaqice të bukur. Aty ishte tragjedia e një familje hyjnore...!!!

Po çka me ba?! Deri sa të frymojmë si të gjalle, e kemi borxhe ndaj shpirtit tonë të bëjmë diçka për fëmijët tanë. Këta nuk meritojnë me kalu nëpër rrugën ne të cilën ne kaluam.

Mos harroni se në këtë botë asgjë nuk ashtë bardh e zi. Kur do arrijmë t’i zbulojmë edhe ngjyrat e tjera, bota përpara nesh ka me qenë krejt ndryshe!

Për ju që ndoshta lexoni me vështirësi ama kuptoni qysh ju doni me kuptu, aman veç shani. Shfrynu se mbase e shëroni koronavirusin...!!!