13:37 / 21.03.2020
Barcelona gati kontratën afategjatë për Setien
Klubi spanjoll, Barcelona duket se do t’i besoj edhe disa sezona trajnerit Quique Setién.
Sipas mediave spanjolle, ‘blaugranat’ dëshirojnë të mbajë në klub edhe disa vite tekniku Setién.
Katalanasit nuk kanë treguar formën e tyre më të mirë këtë sezon të garave, megjithatë, krerët e këtij klubi janë duke përgatitur ofertën e re për trajnerin e tyre.
“Barça dëshiron të të arrijë marrëveshje e trajnerin Quique Setién në planin afatgjatë”, shkruajë mediat iberike.
Ndryshe, ditëve të fundit është folur se trajneri i Holandës, Koeman, do të jetë pasues i Setien tek Barcelona.























