Zeka: Lajm skandaloz për komandantin e policisë së Kosovës
BKT
Lajme

Zeka: Lajm skandaloz për komandantin e policisë së Kosovës

Ish-deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, gazetari Milaim Zeka, në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me arrestimin e një qytetari të dyshuari për koronavirus, duke ju drejtuar, Rashit Çalaj, drejtor i ri i Policisë së Kosovës .

Zeka thotë se e ndien obligim moral, qytetar dhe njerëzor të reagon lidhur me atë se si dje pasdite, nga stacioni policor i vendosur në ish Victoria, është arrestuar një i dyshuar dhe ky qytetar, sipas tij, ka dale me koronavirus.

Po e sjellim të plotë reagimin e gazetarit Milaim Zeka:

 

I nderuari zotri Çalaj

E ndiej obligim moral, qytetar dhe njerezor se dje pasdite, nga stacioni policor i vendosur ne ish Victoria, eshte arrestuar nje i dyshuar. Ky qytetar ka dale me koronavirus.

Ne kundershtim me te gjitha rregullat, duke rrezikuar jeten e shume policeve, ai eshte derguar ne qendren e mbajtjes.

E di qe ta kane fshehur kete rast, por dije qe lajmin munde ta verifikosh. Makina e te dyshuarit nuk eshte dezinfektuar. Policet nuk kane maska as doreza.

Njerezit me te rrezikuar sot jan policet, pjesetaret e FSK sr, punetoret shendetesor, gazetaret, e sidomos punetoret e markteve dhe çdo minidyqani qe po na furnizojne, ose pompat e benzines.

Te gjithe po lutemi per Ju!


MË SHUME NGA Lajme