VIDEO - Kurti: Rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi
BKT
Lajme

VIDEO - Kurti: Rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për medie ka thënë se koronavirusi  përhapjen më të madhe do ta ketë në dy javët e ardhshme. Andaj që ta parandalojmë përhapjen tij duhet të kujdesemi secili. Ai ka porositur që të mbahet distancë dhe pastërti.

(E plotësuar) Virusi covid19 ka një inkubim të tillë për të cilin do të njohim të vërtetën mbi shfaqjen e tij vetëm në dy javët e ardhshme. Le t’i paraprijmë, nëse tregohemi të përgjegjshëm do të jetë e ulet dhe jo shumë e shtrirë. Kështu tha sot kryeministri i Kosovës Kurti.

Albin Kurti konferencën e sotme me gazetarë e ka mbajtur në një ambient të hapur, në oborrin e qeverisë. Por tha se edhe këtij lloji të konferencës po i vijë fundi.

Kryeministri Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë vendimet e qeverisë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.  

Ai ka porositur që të mbrohen sidomos më të moshuarit.

“Duhet t’i mbrojmë. Duke ruajtur veten do t’i mbrojmë edhe ata. Le të flasim me miqtë përmes telefonit dhe internetit dhe në këtë mënyrë ta kalojmë bashkarisht duke qëndruyar vetëm. jemi bashkë në të njëjtën situatë . Shpresojmë që gjendja të mos ta paraqitet e rëndë në ditët dhe javët në vijim por sic kemi parë lakorja e virusit po zgjerohet dhe duhet ta frenojmë sa më shumë.  Jemi para shifrave të mëdha të koronavirusit në  Evropë dhe nuk duhet të ndjehmi të vetëkënaqur meqë jemi në fazën e parë duet të vetëdijesohemi të gjithë se kujdesi si takon vetëm punonjësve të shëndetit publik, por secili duhet të kujdeset për veten dhe të tjerët”, tha ai..

Ai ka folur edhe për vendimin për të mbyllur parqet.

“Nga ora 8 deri në 20 të darkës të jenë të ndaluar për lëvizje. Kemi ndaluar edhe mundësinë e marrjes me evti të pijes së ngrohta. Duhet  disiplinë indivuidalë, higjenë perosnale. Pastrim, distancë në shtëpi. Rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi”, ka bërë thirrje ai, transmeton E.O.

Kureministri ka thënë se tani edhe konfencat më nuk do të mbahen.

“Konferencave në ambient të mbyllur u erdhi fundi. Por së shpejti do të komunikojmë vetëm përmes internetit, përmes telefonit, sepse cfarëdo gurmbullimi paraqet rrezik të madh. Ne kemi kaluar shumë kriza por një krizë si kjo nuk jemi përballur asnjëherë, duhet ta frenojmë përkapjen e virusit dhe ta mbajmë në kontrollë”, tha ai

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajnë konferencë për media.

 


MË SHUME NGA Lajme