Limaj kërkon të dalin para drejtësisë sulmuesit e Buzhalës
BKT
Lajme

Limaj kërkon të dalin para drejtësisë sulmuesit e Buzhalës

Kryetari i Nisëms Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar që personat që tentuan të sulmojnë drejtorin e Gazetës Express dhe Televizionit 7, Berat Buzhalën, të dalin para drejtësisë.

Limaj thotë se akte të tilla janë të patolerueshme dhe janë dënim kundër shprehjes së lirë.

“Dënoj ashpër tentimin për të sulmuar fizikisht gazetarin, Berat Buzhala. Akte të tilla janë të pa tolerueshme dhe janë cenim mbi të drejtën për t’u shprehur lirshëm”, shkruan Limaj.

Tutje, Limaj tha se kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë.

“Institucionet e rendit duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme që t’i sjellin para drejtësisë personat që tentuan ta sulmojnë gazetarin Buzhala”, përfundon Limaj.


MË SHUME NGA Lajme