Pacolli: Tentim sulmi ndaj Berat Buzhalës, është i pa tolerueshëm
BKT
Lajme

Pacolli: Tentim sulmi ndaj Berat Buzhalës, është i pa tolerueshëm

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit dhe drejtorit të Gazetës Express dhe Televizionit 7, duke i quajtur fundërrina të dhunës sulmuesit.

Gjithashtu, Pacolli kërkon nga organet e sigurisë dhe drejtësisë që këta sulmues të dalin para drejtësisë.

“Tentim sulmi nga vagabondët, ndaj Berat Buzhalës, është i pa tolerueshëm. Organet e sigurisë dhe drejtësisë urgjentisht duhet të hetojnë dhe ti nxjerrin para drejtësisë këto fundërrina të dhunës”, shkrua n Pacolli.

Tutje, Pacolli lidhur me sulmin ndaj gazetarit Buzhala tha se shprehja dhe mendimi i lirë janë baza e cdo demokracie.

Shprehja dhe mendimi i lirë janë baza e çdo demokracie dhe këto baza duhët të ruhen si sytë e ballit pa asnjë kompromis.


MË SHUME NGA Lajme