Reali dëshiron rikthimin e Hakim, gati kontrata
BKT
Sport

Reali dëshiron rikthimin e Hakim, gati kontrata

Real Madrid është duke përgatitur kontratën e re për mbrojtësin, Achraf Hakimi, i cili do rikthehet në “Santiago Bernabeu” në verë.

21-vjeçari pas dy sezoneve huazim te Borussia Dortmund ka dëshmuar kualitetin, gjë që ka bërë të fitojë të drejtën për ta përfaqësuar Realin në vitet e ardhshme.

Dortmund janë duke u munduar ta mbajnë në skuadër marokun, derisa flitet se edhe Bayern Munich ka interesim.

Mirëpo, skuadra e Zinedine Zidane preferon të mos e shesë Hakimin, i cili shihet si zëvendësuesi adekuat i Dani Carvajal, kur ky i fundit të largohet nga “Mbretërit”.

Kontrata momentale e Hakimit me Realin skadon në vitin 2021, ndërsa raportimet e Mundo Deportivo thonë se gjiganti spanjoll është duke përgatitur kontratën që do ta mbajë lojtarin deri në vitin 2025.

Pos Hakimit, te Reali në verë pritet të rikthehet edhe Alvaro Odriozola që u largua në afatin e janarit.