Mësimi online mundësi për të zëvendësuar mungesën e mësimit në shkollë
Mësimdhënësit e Republikës së Kosovës sot shfaqin mësimet online për nxënësit. Emisionet e realizuara do të transmetohen nga ora 11:15 në RTK1 dhe RTK4.
Ministrja e Arsimit e Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, për mësimin online në Radio Televizionin e Kosovës në lidhje të drejtpërdrejt, tha se janë bërë të gjitha përgaditjet për një formë të tillë të mësimit.
Sipas saj procesi nuk është perfekt, por në momentin e kthimit të rrethanave normale do të vazhdojë me digjitalizimin e materialeve didaktike, për të ecur në hap me botën e që do të ndikojë edhe në problemet me çanta të rënda.
"U këfkoj falje të gjithëvs, ka qenë sfidë për neve. Një javë rresht që janë bërë video-xhirime në shkollën model, ku kanë qenë një numër i madh i mësueseve në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit të komunës së Prishtinës, " tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ajo tha se për kohën e kthimit në shkolla nuk dihet, pasi kjo do të varet nga pandemia.
Bajrami ka ftuar të gjithë nxënësit të respektojnë orarin e mësimit në RTK.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/2560803614238829/























