Këto janë 5 ushqimet që ndikojnë pozitivisht në tiroiden
Tiroidet janë sot një problem që ndeshet shpesh. Nëse jeni ndjerë pasivë apo të lodhur së fundmi, mund të jetë për faj të tiroides.
Nëse mendoni se keni probleme me tiroiden, mund të shihni përmirësime thjesht duke rregulluar dietën tuaj. Sigurohuni që po ushqeheni me ushqime të pasura me përbërës që ndihmojnë veçanërisht shëndetin e tiroides tuaj, të tilla si:
Kakao
Tiroidja ka nevojë për zink që të funksionojë siç duhet. Zinku ndihmon trupin të prodhojë hormone e tiroides që e mbajnë atë të shëndetshme. 30 -40 mg zink do të ishte doza e duhur në dietën tuaj të përditshme. Mund të përdorni ushqime të ndryshme si spinaqi, qiqrat dhe mishi i grirë. Edhe kakaoja natyrale përmban pothuajse 3 mg zink për sasi për një person. Provoni ta përzieni atë në ushqime dhe ëmbëlsira për kënaqësinë tuaj por edhe për një shëndet më të mirë.
Rrepat
Nëse keni një tiroide tepër aktive që duhet të ngadalësojë ritmin, duhet që të ndërfusni ushqime nga familja e lakrave në dietën tuaj. Jodi përshpejton tiroiden e ngadaltë, por familja e lakrave e pengon jodin që të ndikojë tiroiden dhe ngadalësimin e saj. Rrepat janë disa nga perimet me rrënjë përdorimi I të cilave në ushqimin tuaj do t’ju bëjë të shihni përmirësime të dukshme.
Xhinxheri dhe kanella
Xhinxheri dhe kanella janë rregullatorë të mirë të tiroides. Kanella është anti -inflamatore gjë që është e mirë për të gjithë trupin tuaj ndërsa xhinxheri përmban zink, potas dhe magnez që janë përbërës të rëndësishëm për tiroiden. Përdorini ato në formën e tyre më të pastër, jo në artikuj me aromën apo shijen artificial të tyre.
Farat e lulediellit
Farat e lulediellit, përmbajnë tirosinë që është një aminoacid që rregullon hormone e tiroides në trupin tuaj. Merrni disa fara gjatë ditës ose përziejini ato brenda një smoothie për të përftuar dobitë e tyre të fuqishme mbi tiroiden.
Arrat braziliane
Seleni është një mineral i rëndësishëm për një funksion të mirë të tiroides. Fatmirësisht arrat braziliane janë të mbingopura me selen. Vetëm disa arra gjatë ditës, mund t’ju japin sasinë e rekomanduar të selenit.























