Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Mitrovica do të jetë Ylber Durmishi, ish gazetar, i cili do të na njoftojë më hollësisht për krizën me koronavirus.

Se si po menaxhohet situata me COVID-19 do të na njoftojë në një llidhje të drejtpërdrejtë Agim Aliu, kryetar i  komunës së Ferizajit.

Kurse për ekonominë që po e gjunjëzon koronavirusi dhe përvjetorin e sulmeve të NATO-s, do të flasë Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë.

Anton Quni, ministër  i Ministrisë së Mbrojtjës, do të na njoftojë më hollësisht për rolin e FSK-së në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë COVID-19.

Po ashtu Jehona  Idrizaj  Gjocaj, trajnere e pilates dhe blogere e gatimit, do të flasë për ushtrimet dhe gatimet e duhura në kushtet e izolimit.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme