Kur zhurma e tenxhereve dhe garuzhdave  prezantohet si - “POPULLI”

Kur zhurma e tenxhereve dhe garuzhdave  prezantohet si - “POPULLI”

Shkruan: Migjen Kelmendi

Thonë, historia nuk përsëritet, po edhe kur ndodhë me u përsëritë, përsëritet si farsë. Farsa e këtyre ditëve, qeëpërpiqet me e kthye historinë në vitet ’90, nuk asht asgjë tjetër por edhe një përpjekje e re, në vazhdën e manipulimeve tjera të partisë Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, me manipulua me qytetarët dhe përkrahësit e vet.

Kjo farsë vetëm sa e çimenton përshtypjen e përgjithshme se Albin Kurti asht në gjendje me ba çmos për pushtet. Nuk tregon aspak ndeshmëni për shqetësimin e qytetareve të Kosovës me situatën e pandemisë. Nuk tregon ndjeshmëni as mirëkuptim për partnerin e vet të koalicionit LDK, por nga fjalori i lavdit për ta, mbrenda nate kalon në gjuhen e urrejtjes dhe linçit për LDK.
Me na e prezantue zhurmën e votuesve të vet dhe të fëmive që po luajnë çoke nëpër internet tuj ba llajka e hajgare si “popull”, ma s'pari asht e turpshme për nji njeri publik, që ka marr përgjegjësi.
Zhurma nuk asht “populli”. Nuk po flet “populli” në mbramje, por Albin Kurti.
Populli ka folë, dhe ajo qe ai foli më 6 Tetor, asht shkrue në ndamjen e përfaqësimit që e kemi sot në Kuvend. Atë që Kuvendi na e dëshmon si vullnet i popullit, asht ndamja e përfaqësimit të tij mbrenda tri forcave politike, më pak diference mes vete.
Ky asht populli.
Prandaj, ta lamë popullin dhe demokracinë me folë. Ta lamë me veprue. Mos ta mbysim me zhurmë të manipulueme e të orkestrueme. Mos ta mbysim me përhapje të urrejtjes dhe linçit, po t’i japim demokracisë shans. Ta ndigjojmë popullin.

Sepse, po e them, historia nuk përsëritet, edhe nëse përsëritet, na shfaqet si - farsë!