Zemërimet dhe hidhërimet shkatërrojnë sistemin imun
BKT
Lifestyle

Zemërimet dhe hidhërimet shkatërrojnë sistemin imun

Me qëndrim pozitiv hyjmë në jetë, e njeriu duhet të jetë falënderues për atë që ka, sepse gjithmonë ka edhe më keq. Në shëndet ndikojnë edhe zemërimi dhe hidhërimi, që edhe e shkatërrojnë sistemin imun. Hulumtimet kanë vërtetuar se qëndrimi negativ dhe zemërimet parandalojnë funksionimin si duhet të sistemit imun.

Njeriu nuk është vetëm qenie fizike, por edhe shpirtërore, prandaj edhe nevojitet ta ushqejmë me gjëra pozitive. Sidomos nuk duhet të ndiheni fajtor për gjithçka, pasi që kjo e shkatërron qëndrimin pozitiv. Një nga gjërat më të rëndësishme që ju bën të ndiheni mirë me shëndet është t'ju ndihmoni të tjerëve, sepse atëherë njeriu ndihet i lumtur. Edhe në shkrimet e vjetra shkruan se duhet ndihmuar të tjerëve, e sidomos atyre që të mirën nuk mund t'jua kthejnë.