17:52 / 23.03.2020
Ahmeti: Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Temë diskutimi, sipas tij, ka qenë situata e krijuar me Koronavirusin.
Njoftimi:
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Theksova nevojen e ndermarrjes se masave ekonomike tani! Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët.
Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë.























