Molliqaj: Kurti duhe të rrëzohet, po rrezikon demokracinë
Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti, pasi sipas tij, ai po e rrezikon demokracinë.
"DEMOKRACIA NË RREZIK, KURTI DUHET TË RRËZOHET Pika IV e vendimit të Qeverisë ndalon tubimet në të gjitha mjediset – private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura. Kjo është në fakt pika më e rëndësishme e grushtetit që Albin Kurti po i bën demokracisë në Kosovë. Kjo pikë nënkupton që Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet. Albin Kurti po e suspendon Kuvendin për të uzurpuar gjithë pushtetin në duart e tij. Albin Kurti duhet të rrëzohet, sa nuk e ka rrëzuar gjithë sistemin demokratik dhe kushtetueshmërinë në Kosovë. Albin Kurti duhet të rrëzohet sa më parë, nëse vërtetë besojmë në demokraci e liri qytetare", ka shkruar ai.























