07:29 / 24.03.2020
Kryesia e Kuvendit sot vendos për seancën për mocion ndaj qeverisë
Sot është paralajmëruar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja do të mbahet në ora 14:00.
Në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, mbështetur nga 44 deputetë.























