JAZEXHIU i “TRE GISHTAVE SERBË” OFENDON RËNDË KOSOVARËT
BKT
Lajme

JAZEXHIU i “TRE GISHTAVE SERBË” OFENDON RËNDË KOSOVARËT

OLSI JAZEXHIU I “TRE GISHTAVE SERBË” THËRRET PËR KRYENGRITJE NDAJ SHTETI SHQIPTAR, OFENDON RËNDË KOSOVARËT.

Olsi Jazexhiu, njohës i teologjisë dhe një gazetar,  i cili jeton dhe vepron në Shqipëri, në rrjete sociale tash e sa kohë po bën thirrje për rebelim ndaj masave që ka marrë Republika e Shqipërisë në mbrojtje ndaj virusit Corona. 
Ai ka dhënë edhe mendime shumë destruktive duke thënë se Virusi Corona “është bërë nga amerikanët, përkatësisht me qëllim të përfitimit të bankave amerikane”. 
Mirëpo, sipas prof. Dr. Ilmi Veliut, “Olsi Jazexhiu është një agjent serbo-rus. Ai është fotografuar në Gazimestan me tre gishtërinj lart – simbol i shovenizmit serb ”. 
Në anën tjetër, Bardhyl Mahmuti në një shkrim për të thotë se “Olsi Jazexhiu ka deklaruar se sllavët kanë qenë në trojet shqiptare në Kosovë para shqiptarëve” .   
Ndërsa, në kanalin e tij në youtube, Olsi Jazexhiu shpreh qëndrime kundër SHBA dhe tregon simpati për Rusinë dhe Turqinë. 
Madje, në njërën nga videot , ai shpërndan propagandën e krijuar në laboratorët e Moskës se “bombardimet e NATO-s janë bërë me uranium të varfëruar”. 
 
RTK ka marrë qëndrimin edhe të njërit prej zyrtarëve të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, që për arsye profesionale nuk pranoi të prezantohet. Në prononcimin lidhur me Olsi Jazexhiun, ai tha “Olsi Jazexhiu është i njohur për qëndrime destruktive ndaj Republikës së Kosovës dhe interesave strategjike të shtetit tonë. E dijmë që edhe organet e sigurisë së Republikës së Shqipërisë janë të njohura me rastin e tij, dhe kjo i takon atyre që të merren me të!” .
 
Ndërkaq, në profilin e vet në facebook, i cili ndryshon nga emri i tij literalisht (Olsi Yazeyi) dhe tingëllon turqisht, ka fotografi të shumta të cilat pasqyrojnë dashamirësinë e tij ndaj Federatës Ruse dhe të ashtuquajturës aleancë “ortodokso-islame”. Më tej, në një postim tjetër shkruan “Kam vite që u them shqiptarëve që amerikanët po na e shkatërrojnë vendin”. 
Pak më shumë se para një viti, Ambasada e Rusisë  në Tiranë, ka bërë një postim, se Olsi Jazexhiu ka qenë në Krimenë e okupuar nga rusët. Ky udhëtim është mbështetur nga vet Rusia. Më 20 shkurt, në Hotel Tirana ka qenë i pranishëm edhe në një manifestim të rusëve, për “Ditën e mbrojtjes ruse”.
RTK ka dëgjuar disa nga videot në kanalin e Olzi Jaxhiut në youtube, dhe ka hasur në shumë çështje kontradiktore. Ai e quan kryeministrin shqiptar Edi Ramën diktator, kurse Shqipërinë “Shqipëri Zeza ”.


MË SHUME NGA Lajme